Dëmtohet lojtari i Sunderland, klubi i Real Madridit i shkruan letër: Shpresojmë të kthehesh sa më shpejtë - Sport - Kosova Sot
Dėmtohet lojtari i Sunderland, klubi i Real Madridit i shkruan letėr: Shpresojmė tė kthehesh sa mė shpejtė

Dėmtohet lojtari i Sunderland, klubi i Real Madridit i shkruan letėr: Shpresojmė tė kthehesh sa mė shpejtė

Është vetëm 23 vjeç, por futbollisti i Sunderland, Duncan Watmore, ka lënduar ligamentet për herë e dytë brenda një kohe të shkurtër.

Pasi kanë dëgjuar për këtë klubi i Real Madridit i ka dërguar letër lojtarit për t’i dhënë zemër që të kthehet sa më shpejtë.

Lojtari ka marr shumë mesazhe mbështetëse, por asnjë nuk e ka prekur më shumë se ai i dërguar nga Los Blancos.

Watmore sa ishte kthyer në fushë me ‘Macet e Zeza’ dhe babai i lojtarit ishte ai që e ka publikuar letrën e dërguar nga ‘mbretërit’.

Letra është dërguar në emrin e Florentino Perez dhe është nënshkruar nga legjenda e klubit Emilio Butragueno.

Në letër shkruan: “Në emër të presidentit tonë Florentio Perez dhe të gjithë atyre që punojnë në klubin e Real Madridit, ju dëshirojmë rikthim të lehtë dhe të shpejtë nga lëndimi në gju”.

Kjo i ka bërë përshtypje babit të lojtarit, Ian Watmore, i cili ka shkruar se Reali është klub me klas.‏

“Çfarë klasi ka Real Madridi! Tani unë shpresoj që ata ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Ian Watmore në Twitter.

DuncanWatmore luan si anësor për klubin e njohur anglez që tani bën pjesë në Championship.

(Kosova Sot)

19 orë e 31 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa