Helmohen futbollistët e Skënderbeut

  • 31 July 2015 - 13:29
Helmohen futbollistët e Skënderbeut

 

Trajneri i Skënderbeut, MirelJosa, nuk ka patur në dispozicion disa titullarë për stërvitjen e djeshme.

Shkak për këtë, sipas asaj që shkruan Gazeta Shekulli, ështëhelmimi nga ushqimi për disa prej futbollistëve të kampionëve të Shqipërisë.

Këtë e ka thënë edhe Josa në një intervistë për këtë të përditshme, ku sipas tij në stërvitjen e së enjtes nuk ka pasur pjesën ma të madhe të lojtarëve.

E gjithë kjo situatë sipas trajnerit ka ardhur pas një helmimi në darkën e kthimit, ku ekipi ka darkuar në aeroport, transmeton albeu.

"Të gjithë lojtarët më kanë vënë në dijeni për gjendjen e tyre shëndetësore vetëm të enjten në mëngjes. Një pjesë prej të cilëve nuk kanë qenë në gjendje të dalin as në stërvitje", ka thënë ai.

Me e rëndë gjendja paraqitet për Shehin, Berishën e Jashanicën. Këta dy të fundit janë parë në spitalin e Korçës për mjekim të specializuar, pasi gjendja e tyre ka qenë më kritike. 

Të mërkurën Skënderbeu luan ndeshjen e kthimit në "Elbasan Arena2 përballë moldavëve të F.C Milsami.