Al-Khelaifi i pakënaqur me PSG

  • 06 December 2017 - 16:48
Al-Khelaifi i pakënaqur me PSG

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në humbjen 3:1 ndaj Bayern Munichut

Nasser Al-Khelaifi ka paralajmëruar trajnerin Unai Emery që të mendojë më shumë dhe të përgatis skuadrën më mirë për ndeshjet e 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Ai tha se skuadra nuk luajti mirë në pjesën e parë ndaj Bayernit dhe nuk është i kënaqur, pavarësisht se ata përfunduan të parët në grup.

“Ne nuk luajtëm mirë dhe jam i zhgënjyer me rezultatin, veçanërisht me pjesën e parë. në pjesën e dytë në luajtëm më mirë, por nuk ishte e mjaftueshëm”, tha fillimisht Al-Khelaifi.

“Ne nuk kishim udhëtuar për të humbur 3:1. Jemi optimist për të ardhmen, por duhet të jemi më të përgatitur në 1/8 e finales dhe duhet të mendojmë më shumë”.

(Kosova Sot)