​Gjiganti anglez e dëshiron Joao Marion

  • 06 December 2017 - 19:03
​Gjiganti anglez e dëshiron Joao Marion

Joao Mario dëshiron të largohet nga Inter, sepse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e dëshiron në skuadër mesfushorin e Interit, Joao Mario, shkruan Corriere dello Sport.

Portugezi po luan shumë pak këtë sezon dhe dëshiron të ndërrojë ambient, në mënyrë që të ruajë një vend në Kombëtare për Kupën e Botës.

Jose Mourinho është gat që t’ia plotësojë këtë dëshirë dhe si pjesë të marrëveshjes mund të përfshijë Juan Matan.

Por, Inter nuk e dëshiron spanjollin, pasi në vend të tij e preferon armenin, Henrikh Mkhitaryan.

(Kosova Sot)