Figo: Spanja dhe Portugalia janë favoritë për titullin e Botërorit

  • 06 December 2017 - 19:15
Figo: Spanja dhe Portugalia janë favoritë për titullin e Botërorit

Luis Figo është një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka luajtur në kombëtaren e Portugalisë.

Portugezi ka qenë mbrëmë në një ndejë të organizuar prej fondacionit që mban emrin e tij.

Ai me këtë rast ka analizuar edhe grupet pas hedhjes së shortit të kampionatit botëror të futbollit.

Figo ka luajtur 127 ndeshje duke shënuar 32 gola për Portugalinë

“Portugalia dhe Spanja nuk janë vetëm favoritë të grupit të tyre, por edhe në fitimin e të gjithë kampionatit”.

“Portugalia gjendet në një nga grupet më të vështira, por ka një nga skuadrat më të mira dhe aspiratat duhet të jenë të njëjta si të evropianit”, shpjegoi 45-vjeçari.

Kujtojmë se në grupin B të botërorit “Rusia 2018” gjenden Portugalia, Spanja, Maroko dhe Irani.

Figo theksojmë se asnjëherë nuk ka fituar ndonjë trofe të madh me kombëtaren portugeze, megjithëse ka qenë në finale të evropianit të vitit 2004, ku portugezët pësuan humbje me rezultat 1-0 kundër Greqisë. 

(Kosova Sot)