Reali arrin marrëveshje me sulmuesin 92 milionësh

  • 06 December 2017 - 20:20
Reali arrin marrëveshje me sulmuesin 92 milionësh

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Interin për sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi do të jetë transferimi i parë i Real Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Jugones, Reali dhe Interi kanë arritur marrëveshje që Icardi të transferohet në Santiago Bernabeu për 92 milionë euro.

Reali do t’i paguaj Interit 80 milionë euro dhe 12 të tjera bonuese, në varësi të sukseseve të lojtarit dhe skuadrës.

Në anën tjetër, Icardi do të përfitojë 9 milionë euro në sezon dhe 30 për qind nga të drejtat e imazhit. 

(Kosova Sot)