Messi: Duhet të zhdukemi nëse s’e fitojmë Kupën e Botës

  • 07 December 2017 - 10:42
Messi: Duhet të zhdukemi nëse s’e fitojmë Kupën e Botës

Lionel Messi beson se ai dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja e Argjentinës duhet të zhduken nëse dështojnë ta shfrytëzojnë, siç thotë ai, rastin e fundit për ta fituar një trofe në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Argjentina nuk e ka fituar asnjë trofe ndërkombëtar që prej Kupës së Amerikës në vitin 1993, me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Messin, që kritikohet vazhdimisht se po dështon ta frymëzojë skuadrën për t’i dhënë fund mungesës së trofeve. 

“Njerëzit po presin që ky grup [lojtarësh] të largohen sepse nuk ka fituar për një kohë të gjatë dhe ata që kritikojnë lodhen duke i parë të njëjtat fytyra gjithmonë”, ka thënë Messi për TyC Sports.

Sipas yllit të Barcelonës, ky është shansi i fundit për ta për ta fituar një trofe të madh.

“Mendoj se kjo është mundësia e fundit për këtë grup. Nëse dalim keq, i tërë ekipi kombëtar duhet të zhduket. Do të jetë shumë e vështirë për të gjithë të vazhdohet këtu sepse tashmë kemi qenë pjesë e kombëtares për shumë vite”, ka shtuar Messi. 

(Kosova Sot)