Interi ia rrëmben Juventusit mesfushorin e shumëkërkuar?

  • 07 December 2017 - 10:43
Interi ia rrëmben Juventusit mesfushorin e shumëkërkuar?

Mediat italiane raportojnë se Interi mund t’ia rrëmbejë Juventusit mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, gjatë afatit kalimtar veror.

Gjermani dihet se është duke u kërkuar me ngul nga Juventus tash e një kohë, ndërsa veren e kaluar kishin arritur marrëveshje me lojtarin, por Liverpool refuzoi ta shiste. 

Duke qenë se Can do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, dhe ka të drejtë të negociojë me skuadra jashtë Anglisë nga muaji i ardhshëm, pritet që të kalojë në Torino si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Por, Tuttosport raporton se edhe Interi është i interesuar për të, pasi e sheh lojtarin si përshtatje ideale në formacionin e saj, 4-3-3.

(Kosova Sot)