Wenger: Tre lojtarë kërkojnë largimin, por nuk do t’i lëshoj

  • 07 December 2017 - 11:12
Wenger: Tre lojtarë kërkojnë largimin, por nuk do t’i lëshoj

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se nuk do të shesin lojtar në janar.

Gunners kanë disa lojtarë që kërkojnë minuta më shumë për të fituar një vend në kombëtaret e tyre për ‘Rusia 2018’.

Jack Wilshere, Theo Walcott dhe Olivier Giroud, janë tre nga lojtarët që duan më shumë minuta me Arsenalin.

“Është e qartë që ai nuk po luan mjaftueshëm dhe për këtë ka folur edhe me përzgjedhësin Didier Deschamps. Ai do të gjejë një zgjidhje në javët në vijim”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Por Wenger thotë se nuk do ta lejojë asnjë lojtarë të largohet, pasi klubi merr pjesë në të gjitha garat.

“E dua në ekip. Ne jemi kualifikuar për në Ligën e Evropës dhe kjo i bie që ne nuk duam ta reduktojmë skuadrën”.

“E kemi Kupën e Ligës. Pastaj vjen FA Kupa, Liga Premier ku është garë e fortë për top katër. Nuk duam të dobësohemi”.

“Ne duam t’i dëgjojmë interesat e lojtarëve, por do të shikohen edhe interesat e klubit, pasi klubi është më i rëndësishmi”.

“Ata duhet ta marrin vendimin e tyre, unë do ta marr timin”.

Wilshere, Walcott dhe Giroud janë të lidhur me largim nga Arsenali në janar. 

(Kosova Sot)