“Barcelona po të telefonon?” Coutinho vihet në skilet gjatë intervistës

  • 07 December 2017 - 13:36
“Barcelona po të telefonon?” Coutinho vihet në skilet gjatë intervistës

Njëra ndër rregullat e pashkruara të gazetarisë është ta fikesh telefonin gjatë intervistës, ama kjo natyrisht se nuk vlen për ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Jamie Carragher.

Në një intervistë pas ndeshjes me Philippe Coutinhon për kanalin televiziv norvegjez Viasport, Carragher pranoi një telefonatë. 

Për ta bërë këtë ndërprerje të duket jo serioze, intervistuesi kryesor, ish sulmuesi i Premier Ligës, Jan Aage Fjortfot, bën shaka se Barcelona është duke i telefonuar Carragherit për ta pyetur për Coutinhon, pas tre golave që i shënoi kundër Spartak Moskës të mërkurën mbrëma në Ligë të Kampionëve.

(Kosova Sot)