Klopp: Mund të ndeshemi me Bayern Munichun ose Real Madridin, o jo e harrova edhe Juven

  • 07 December 2017 - 15:16
Klopp: Mund të ndeshemi me Bayern Munichun ose Real Madridin, o jo e harrova edhe Juven

Në konferencën për mediat, Jurgen Klopp, ka komentuar kundërshtarët potencialë që pritet të luajnë në fazën tjetër kundër Liverpoolit.

Ai ka thënë se ka shumë kundërshtarë të fortë që mund të vihen përballë Liverpoolit.

“Këtë vit në Ligën e Kampionëve situata është e pazakontë”.

“Është e pabesueshme që ne përfundojmë të parët në grup dhe rrezikojmë të përballemi me ekipe si Bayern Munich dhe Real Madrid”.

Pastaj dikush nga salla i tregon se e ka harruar Juventusin. “Oh…edhe Juve”, thotë Klopp dhe vendos duart në kokë.

Liverpooli ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri më tani në Ligën e Kampionëve.

The Reds kanë një nga sulmet më të mira në Evropë. 

(Kosova Sot)