< Fabregas: Coutinhos i përshtatet stili i Barçës, është lojtar i madh - Sport - Kosova Sot
Fabregas: Coutinhos i pėrshtatet stili i Barēės, ėshtė lojtar i madh

Fabregas: Coutinhos i pėrshtatet stili i Barēės, ėshtė lojtar i madh

Mesfushori spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas mund ta shohë Philippe Coutinhon duke e lënë Liverpoolin për Barcelonën.

Barça bëri tri oferta për reprezentuesin e Brazilit, por Liverpooli qëndroi i fortë dhe refuzoi ato duke mbajtur për vete lojtarin e tyre kryesor.

Megjithatë, ish-lojtari i skuadrës nga Camp Nou, Fabregas, ka mbështetur Coutinho për t’u bashkuar me Barcelonën.

Në një intervistë të dhënë, ylli spanjoll e ka cilësuar Coutinhon si lojtar të madh, teksa e sheh edhe me fanellën e gjigantit katalunas në të ardhmen.

“Unë mendoj se ai [Coutinho] është një lojtar i madh”, ka thënë fillimisht Fabregas për televizionin katalunas TV3.

 “E shoh atë të përputhet me stilin e Barcelonës, e vërteta është se ai ka atë niveli të lojës…”

 “Nga ku e shoh, ai është më i rehatshëm brenda, por gjëja e mirë për këtë lojtar është se ai mund të luajë në pozicione të ndryshme”.

“Të qenit i gjithanshëm është gjithashtu i rëndësishëm”, përfundoi ish-mesfushori i Barcelonës.

(Kosova Sot)

 

2 orë e 5 minuta më parë