‘Tigri’ i “Plisave”: Ja pse i sulmuam polakët

  • 31 July 2015 - 17:15
‘Tigri’ i “Plisave”: Ja pse i sulmuam polakët

Albert Kastrati, i njohur si ‘Tigri’ ka folur lidhur me përplasjen e djeshme para ndeshjes me tifozët polakë.

Kastrati i cili është edhe udhëheqësi i “Plisave” ka thënë se nuk kanë patur si qëllim përplasjen me polakët por janë provokuar nga ta.

Ndërsa përsa i përket hedhjes së sendeve të forta në fushë ai deklaron se nuk janë përgjegjës pasi nuk kanë qenë fare në stadium.

“Nuk kemi pasur qëllim të zihemi me ta, por tifozët polakë kanë provokuar, kanë shqetësuar njerëzit në rrugë dhe ua kanë derdhur kamarierëve në Tiranë birrën nga fytyra”, thotë Kastrati.

Megjithatë në intervistë dhënë për mediat kosovare ai është paksa kontradiktor pasi thotë që këta tifozë kanë lobuar gjithmonë kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës, përcjell mapo.

Atëherë ishte një sulm i paramenduar nga “Plisat” apo një reagim i çastit pas provokimit të polakëve?!