Zyrtare: Jovetiq te Interi

  • 31 July 2015 - 19:10
Zyrtare: Jovetiq te Interi

Mungonte vetëm zytarizimi por tashmë ka ardhur, Stevan Jovetiq është futbollisti më i ri i Interit.

Blerja e sulmuesit malazez nga Manchester City u bë e ditur nga vetë klubi zikaltër me një komunikatë në faqen zyrtare në internet.

Jovetq në fakt zbarkoi në Milano që të hënën dhe pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore mesditën e të martës 25-vjeçari priti deri pasditen e kësaj të premteje për t’u zyrtarizuar si përforcimi më i fundit i Interit.

Klubi nga Milano në komunikatën e tij bën gjithashtu të ditur se Jovetiq ka firmosur një kontratë që do ta lidhë atë me skuadrën zikaltër deri në 30 Qershor të vitit 2019.

Formula e transferimit të ish-sulmuesit të Fiorentinës në Guiseppe Meazza është ajo e huazimit 2-vjeçar për 3 milionë euro me detyrim blerjeje pas 2 sezonesh për 12 milionë euro të tjera, një operacion që në total kap shifrën e 15 milionë eurove.

 

Image