Bayern padit gazetën Bild, shkaku i portierit të Leverkusenit

  • 11 December 2017 - 16:45
Bayern padit gazetën Bild, shkaku i portierit të Leverkusenit

Bayern Munich nuk do të transferojë portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno gjatë afati kalimtar të janarit

Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic ka thënë se janë të pavërteta lajmet e gazetës Bild se skuadra e tij do të transferojë Lenon gjatë janarit.

Për më shumë, ai tha se do të padis këtë gazetë për shpifje.

Bild kishte shkruar se shkaku i lëndimeve të Manuel Neuer dhe Ulerich, Bayernin gjatë janarit do të transferonte portierin gjerman.

“Këto raportime nuk kanë bazë. Bayern Munich do të marrë masa ligjore. Ne jemi të kënaqur me portierët tanë”, tha Hamidzic për faqen e klubit. 

(Kosova Sot)