Valverde flet për ndeshjen ndaj Chelseat

  • 11 December 2017 - 17:23
Valverde flet për ndeshjen ndaj Chelseat

Ernesto Valverde e ka quajtur si të vështirë shortin ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve

Barcelona në 1/8 e finale së Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj Chelseat dhe kjo përballje shihet si shumë e vështirë nga trajneri i skuadrës katalonase, Ernesto Valverde.

Megjithatë, spanjolli thotë se do të luajnë kundër kampionit aktual të Anglisë dhe kjo është motivuese për lojtarët e tij.

“Ishte një short i vështirë për në, por e dinim se nuk do të ishte e lehtë, për shkak se kishte skuadra të mëdha”, tha fillimisht Valverde për Barca TV.

“Chelsea është kampion aktual i Premierligës dhe ne do të takohemi me ta me entuziazëm, sepse do të jenë një ndeshje e bukur dhe motivuese”. 

(Kosova Sost)