Ylli i Atleticos i thotë po Napolit, rrezikohet vendi i Hysajt

  • 11 December 2017 - 17:37
Ylli i Atleticos i thotë po Napolit, rrezikohet vendi i Hysajt

Mbrojtësi kroat, Sime Vrsaljko i ka thënë po kalimit të skuadra italiane, Napoli

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mbrojtësit të djathtë të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko.

Sipas Rai, lojtari i ka thënë po kalimit në Napoli dhe kthimit të tij në Serie A.

Për shërbimet e tij skuadra italiane do të paguajë 20 milionë euro, aq sa kishte paguar Atletico kur e transferoi nga Sassuolo.

Ky nuk është një lajm i mirë për mbrojtësin e Kombëtares Elseid Hysaj, që luan në krahun e djathtë në Napoli.

Për lojtarin po ashtu interesim kishte shprehur edhe Juventus. 

(Kosova Sot)