Pirlo flet për situatën e Balotellit

  • 31 July 2015 - 20:30
Pirlo flet për situatën e Balotellit

Që nga New Yorki, Andre Pirlo gjen kohë që të flasë për sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotellin për të cilin ka një respekt mjaft të madh.

Balotelli nuk është ftuar në asnjë ndeshje të Liverpoolit nga Brendan Rodgers dheh largimi i tij duket i pa evitueshëm.

“Moxarti i futbollit” ka mbështetur Balotellin duke thënë se ai përsëri mund të bëhet njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë, nëse fillon të punojë më tepër.

“Balotelli është njëri ndër njerëzit më të mirë që njoh. Ai ka bërë gabime dhe e dinë këtë, por shpresoj që në sezonin e ri të bëj më të mirën, ai i ka të gjitha karakteristikat që të bëhet njëri ndër më të mirët në Evropë”, ka thënë Andrea Pirlo