Golashënuesit më të mirë në Premierligë

  • 11 December 2017 - 20:53
Golashënuesit më të mirë në Premierligë

Tashmë ka kaluar pothuajse gjysma e kampionatit në Premierligë, ku Manchester City kryeson me 46 pikë, 11 më shumë se sa Unitedi në vendin e dytë

Pavarësisht se Liverpool nuk është e para në renditje, ylli i kësaj skuadre Mohamed Salah është golashënuesi më i mirë në Premierligë.

Egjiptiani në 16 ndeshjet e para ka shënuar 13 gola, duke lënë mbrapa tij sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane me 12 gola.

Top pesëshen e mbyllin Sergio Aguero, Alvaro Morata dhe Raheem Sterling me nga 9 gola.

(Kosova Sot)