Casillas: Kam filluar ta harroj Realin

  • 31 July 2015 - 21:27
Casillas: Kam filluar ta harroj Realin

Iker Casillas ka treguar se si transferimi i tij te Porto po e ndihmon që ta harroj skuadrën e Real Madridit.

34 vjeçari u largua nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere duke përfunduar aventurën e tij 25 vjeçare me Los Blancos.

”Unë ndjeva shumë besim dhe dashuri nga Julen Lopetegui. Kam pasur edhe disa oferta të tjera, por ajo e Portos ishte më atraktive”

”Dëshiroja të largohesha nga Spanja. Transferimi te Porto për mua do të thoshte ta harroja Realin, t’i lë ata në të kaluarën time dhe të luaj me klubin me të cilin u ndjeva i afërt”, tha Casillas.