“E respektojmë Ronaldon, por lojtar më i mirë në histori luan në ‘Camp Nou’ çdo 15 ditë”

  • 12 December 2017 - 10:17
“E respektojmë Ronaldon, por lojtar më i mirë në histori luan në ‘Camp Nou’ çdo 15 ditë”

Zëdhënësi i bordit të drejtorëve të Barcelonës, Josep Vives, ka insistuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, kur u pyet nga gazetarët rreth deklaratave të Cristiano Ronaldos.

Vives foli para mediave ditë më parë rreth një numri vendimesh që ishin marrë në takimin e fundit të bordit të drejtorëve, kur i bëri këto komente.

Gjatë pyetjeve nga gazetarët, Vives u pyet rreth deklaratave të Ronaldos: “Jam lojtari më i mirë në histori... nuk ekziston ndonjë lojtar më i kompletuar se unë”.

E Vivies u përgjigj: “Unë e respektoj Topin e Artë dhe Ronaldon. Ne gjithmonë e kemi konspiruar atë si lojtar të madh dhe garues të madh, po ashtu. Këtu, në ‘Camp Nou’, ne mund ta shohim lojtarin më të mirë në histori duke luajtur çdo 15 ditë, ai lojtar është Messi”.

Javën e kaluar, Ronaldo e fitoi Topin e Artë për këtë vit dhe u barazua me Messin me nga pesë sosh.

(Kosova Sot)