Plagoset Oscar Pistorius në burgun ku po e vuan dënimin për vrasjen e të dashurës

  • 12 December 2017 - 11:49
Plagoset Oscar Pistorius në burgun ku po e vuan dënimin për vrasjen e të dashurës

Oscar Pistorius është plagosur gjatë një përleshjeje në burg, pasi dyshohet se e kishte nisur një rrahje me një të burgosur tjetër gjersa po priste ta përdorte telefonin në burg.

Ish garuesi i Lojërave Paraolimpike, dënimi me burg i të cilit u dyfishua muajin e kaluar, po priste në rresht për ta përdorur telefonin në Qendren Korrektuese “Atteridgeville”, afër Pretoria, kur filloi të përleshet me një të burgosur tjetër, të cilin thuhet se e njeh mirë, raporton Daily Mail.

Përkundër faktit se dënimi i është rritur, Pistorius ende ka qasje në bufen dhe telefonin e burgut, për shkak të statusit të tij që thotë se ai përbën rrezik të ulët dhe sjelljes së mirë në të kaluarën, por mund t’i humbasë këto privilegje nëse vërtetohet se ai e ka nisur përleshjen, thonë zyrtarët e burgut.

Pistoriusit, 31-vjeçar, iu rrit dënimi më burg për vrasjen e të dashurën në vitin 2013, Reeva Steenkamp, në 13 vjet muajin e kaluar, pas ankesës së suksesshme të prokurorisë.

(Kosvoa Sot)