Berg: Dëshironim të luanim, Duda u godit me gurë

  • 31 July 2015 - 23:22
Berg: Dëshironim të luanim, Duda u godit me gurë

Trajneri Henning Berg foli për herë të parë për mediat pas ngarjeve të ndodhura në ndeshjen Legia e Varshavës me Kukësin duke komentuar atë që pa në “Qemal Stafa” por dhe gjendjen e futbollistit të tij Duda, i cili u godit në minutën e 52-të të sfidës duke theksuar se ishte një gur ai që i shkaktoi carjen mesfushorit.

“Duda nuk është mirë, nuk e di nëse do ta aktivizoj këtë fundjavë në kampionat, pasi u godit me një gur. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në futboll por ja që ndodhën. Më vjen keq që duhet të flas për dicka të tillë, pasi do të dëshirojë të flisja për një ndeshje të mirë futbolli, sic në fakt po zhvillohej deri në ato momente por të tilla incidente nuk janë dicka normale. Kur një futbollist goditet me gurë është dicka e pazakontë”.

Delegati i Uefa-s në këtë sfidë pas marrjes së vendimit në një bisedë më zyrtarët e Kukësit por gjithashtu dhe gazetarë i bëri atyre të ditur se nuk ishin kushtet e nevojshme për të garantuar sigurinë e lojtarëve të të dyja ekipeve dhe të tifozëve dhe kjo ishte arsyeja që ndeshja u pezullua. Skuadra polake pas ndërprerjes u shoqërua pa probleme për në autobusin që e priste jashtë stadiumit “Qemal Stafa” me lojtarët polakë që ishin të qetë në momentin kur dolën nga impinati. Berg në deklaratën e tij përpara gazetarëve polak bëri të ditur se ai personalisht do të kishte dashur që ndeshja të ishte luajtur.

“Nuk më erdhi mirë që takimi u ndërpre, pasi ne kishim vajtur aty për të luajtur futboll. Të dyja palët kishim dëshirë që të luanim futboll, por ajo që ndodhi ishte dicka e paparashikuar. Të them të drejtën e vlerësoj shumë klubin e Kukësit dhe drejtuesit e tij pasi na pritën mjaft mirë. Ata donin të përballeshin si të barabartë mes nesh dhe bënë maksimumin që të na ofronin garanci, por Uefa mori një vendim dhe ky vendim duhet respektuar pasi thashë që Duda pësoi një carje shumë të thellë dhe u godit me një gur, gjë që nuk është aspak normale”.

Por cfarë pret Berg nga vendimi i Disiplinorit të Uefas.

“Nuk e di cili do ishte vendimi më i drejtë. Uefa do jetë ajo që do vendosi. E theksoj ne dëshironim të luanim, ashtu sic duam të luajmë dhe këtë të enjte. Uefa do të jetë ajo që do vendosë dhe cilido qoftë vendimi i saj ne do e respektojmë dhe do e pranojmë”.