Mourinho flet për herë të parë për zënkën që ndodhi në tunel të ‘Old Traford’

  • 12 December 2017 - 19:41
Mourinho flet për herë të parë për zënkën që ndodhi në tunel të ‘Old Traford’

Jose Mourinho ka folur për herë të parë për sherrin e madh që ndodhi mes skuadrës së tij dhe asaj të Manchester Cityt pas ndeshjes.

Ai thotë se kjo ka të bëjë me shumëllojshmërinë dhe kulturën.

Të dyja klubeve Federata Angleze u ka kërkuar informacione shtesë për atë që ndodhi në tunelin e ‘Old Trafford’, pas fitores së mysafirëve me rezultat 2-1.

Në fillim Jose Mourinho hezitoi të flas për këtë gjë.

 

Ndeshja mes United dhe City ishte e luftuar 

“E vetmja gjë që mund të them është se kishte dallim në sjellje dallim në edukim. Vetëm kjo dhe asgjë më shumë se kaq”, ka thënë Mourinho.

Disfata i dha fund shpresave të United për titullin kampion, ndërsa Mourinho kërkon nga skuadra një reagim për ndeshjen me Bournemouth.

“Kur humbet, ke më shumë dëshirë për të fituar ndeshjen e radhës”.

 

Mourinho do fitore në ndeshjen e radhës (Getty Images)

“Numri i pikëve që kemi, sezonin e kaluar kishim shtatë pikë më pak. Sezonin e kaluar barazuam brenda ndaj Bournemouth. Tani le të mundohemi të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar”, ka thënë Mou.

(Kosova Sot)