Rodgers: Benteke do jetë një goditje e madhe

  • 31 July 2015 - 23:50
Rodgers: Benteke do jetë një goditje e madhe

Trajner i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se sulmuesi i ri i skuadrës, Christian Benteke do të jetë një goditje e madhe për shkak të aftësive të tij të mira të futbollit.

Benteke dyshohet se mund të dështojë për shkak të stilit të lojës që mund të mos përshtatet me atë të Liverpoolit, por trajneri i tij ka insistuar se do ketë sukses.

“Kam lexuar dhe kam parë ggjëra për lojën e tij, por për një periudhë të shkurtë ai më ka impresionuar edhe më shumë. E kam vëzhguar nga afër këëto vitë që është në Premier Ligë, ai ka aftësi të mëdha jo vetëm fizike por edhe të kuptimit të lojës. Ai ka lëvizje të shpejta dhe shumë intelegjente dhe nuk është një lojtar që kërkon topin vetëm lartë. Për mua ai do të jetë një goditje e madhe për ne”, ka thënë Rodgers