Ndahet nga jeta legjenda e Wrestling

  • 01 August 2015 - 07:52
Ndahet nga jeta legjenda e Wrestling

Legjenda e Wrestling, Roddy Piper është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak në moshën 61-vjeçare.

Piper ose ndryshe “Rowdy”, ishte një ikonë e sportit të njohur si “Wrestling”. Ai e nisi karrierën e tij në këtë sport që në vitet ’80.

Mësohet se “Rowdy” ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Hollywood nga një atak kardiak. 

“Unë jam i shkatërruar nga ky lajm. Rod ishte një mik i mirë, si dhe një nga njerëzit më bujar, i sinqertë dhe autentik që kam njohur ndonjëherë. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë”, shprehet një prej miqve të tij, transmeton TCH.

Në vitin 2006, ai ishte diagnostikuar me kancer, por pas trajtimit disa vjeçar, nëntorin e kaluar ai tha se tashmë ja kishte hedhur paq nga kjo sëmundje.