Futbolli nuk luhet për sy e faqe

  • 01 August 2015 - 08:48
Futbolli nuk luhet për sy e faqe

Edhe tri javë kanë mbetur deri në fillimin e Raiffesien Superligës së Kosovës

“Lojtarët e mirë nuk luajnë as për 100 euro e as sa për sy e faqe. Kjo çka po ndodh në futbollin tonë është amatorizëm i madh. Kryesitë e klubeve i marrin lojtarët që nuk janë të nivelit të lartë, madje edhe pa e pyetur trajnerin”, ka thënë Genc Sermaxhaj

Ndryshimet që po i bëjnë klubet nuk premtojnë ngritje të cilësisë

Pavarësisht se gjatë këtij afati kalimtar klube tona po bëjnë ndryshime të mëdha në përbërjet e tyre, duke e përforcuar pothuaj çdo repart, me qëllim që në edicionin e ri të luftojnë për titull, zhgënjimi te ata që dikur kanë dhënë shumë për futbollin dhe sadopak kanë krijuar emër në sportin tonë, duket të jetë çdo herë e më i madh. Infrastruktura jo e mirë, financat aspak stabile e mbi të gjitha organizim i dobët i klubeve, po bënë që njohësit e futbollit, përkundër këtyre investimeve që po bëjnë klubet, të mos presin shumë pasi sipas tyre këto investime janë të paanalizuara mirë. Sipas futbollistit gjilanas, Genc Sermaxhaj shumica e klubeve transferimet e lojtarëve po i bëjnë pa miratimin e trajnerëve dhe natyrisht se me këtë sistem dhe këtë menaxhim nuk ecet përpara... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)