Ndërprerja, imazh i keq për futbollin shqiptar

  • 01 August 2015 - 08:53
Ndërprerja, imazh i keq për futbollin shqiptar

Skuadra shqiptare mund të pësojë keq nga UEFA

“Do ta rishoh pozicion tim te Kukësi. Kemi bërë gjithçka për këtë skuadër e për këtë tifozëri dhe nuk e meritonim kurrsesi që të ndodhte kështu”, ka thënë presidenti i Kukësit, Safet Gjici

Kukësi mund të përjashtohet për tri vite nga garat ndërkombëtare

Me aventurën evropiane praktikisht të përfunduar për këtë edicion, Kukësit i mbetet vetëm të shpresojë në një ndëshkim pa pasoja afatgjata nga organet disiplinore të UEFA-s. Kjo është situata e skuadrës shqiptare pas ndërprerjes së ndeshjes me Legia-n në kuadër të ndeshjes se Evropa Ligës, për shkak të sulmit me gurë të tifozëve kuksianë në lojtarin mysafirë. Sanksionet e organizimit evropian janë të pashmangshme. Fati i takimit në Tiranë tashmë duket i vulosur, fitore 3:0 në tavolinë në favor të polakëve pasi Kukësi si klub organizator mban përgjegjësi për gurin e hedhur, edhe pse ky ishte veprim individual i dikujt që vetëm tifoz i Kukësit nuk mund të jetë, e paevitueshme në këtë rast edhe një gjobë e majme financiare, por pasojat për Kukësin mund të jenë edhe më të rënda. Komisioni Disiplinor i UEFA-s mund të vendosë edhe përjashtimin e skuadrës nga Evropa League për këtë edicion duke e mbyllur menjëherë, pa u luajtur ndeshja e kthimit në Varshavë. Skenari më i keq i mundshëm, edhe pse ka gjasa minimale për t’u konkretizuar mund të jetë edhe një përjashtim i skuadrës nga 1 deri në 3 vjet nga Kompeticionet Evropiane... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)