Immobile dëmtohet rëndë, përfundon në spital

  • 01 August 2015 - 10:24
Immobile dëmtohet rëndë, përfundon në spital

Sulmuesi italian, Ciro Immobile i cili është transferuar gjatë kësaj vere te Sevilla ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në miqësoren ndërmjet Sevillas dhe ndaj Uatfordit.

Lojtari italian mori një goditje të fortë në kokë, duke detyruar mjekët e ekipit ta transportonin me barrelë me një maskë oksigjeni për të evituar përkeqësimin e gjendjes së tij.Immobile u transportua menjëherë në spital ku u nënshtrua testeve të detajuara për të zbardhur shkallën e dëmtimit, transmeton albeu.

Mediat spanjolle njoftojnë se lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të dalë shumë shpejtë nga spitali.