Delegati i UEFA-s: Edhe Legia mund të dënohet

  • 01 August 2015 - 12:34
Delegati i UEFA-s: Edhe Legia mund të dënohet
Sfida ndaj Legias së Varshavës, mund të rëndojë arkat e nënkampionëve të Shqipërisë. Në një intervistë dhënë për mediat vendase, delegati polak i UEFA-s, Kazimierz Oleszek bën një analizë të asaj që ndodhi në Tiranë dhe jep variantet e tij për masat disiplinore që mund të merren ndaj Kukësit.

“Gjithçka do të varet nga raporti që kanë përpiluar gjyqtarët endeshjes. Fillimisht mendoj se Kukesi do të gjobitet me një shumë të madhe, nuk do të luajë në fushën e tij për disa takime, tifozët e kësaj skuadre mund të mos udhëtojnë në transfertat e radhës por mund të përjashtohet edhe nga Kupat Europiane. Gjithsesi, opsioni i fundit më duket më pak i mundshmi. Edhe Legia mund të dënohet, por më lehtë”, tha Oleszek.

Në vijim të intervistës, Oleszek qartëson se vendimin për ndërprerjen e ndeshjes e ka marrë delegati i UEFA-s pas konsultimit me gjyqtarin kryesor. Sipas tij, numri i forcave të sigurisë në stadium nuk ishte i mjaftueshëm dhe në këtë aspekt, gjithë përgjegjësia bie mbi skuadrën pritëse. /Albeu/