Hysaj në formacionin bazë të Napolit në sezonin e ri

  • 01 August 2015 - 14:10
Hysaj në formacionin bazë të Napolit në sezonin e ri
Elseid Hysaj d o të bëjë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi do të transferohet në një klub prestigjoz si Napoli. Mbrojtësi i kombëtares sonë, sot do të kryejë vizitat mjekësore me ekipin e ri dhe më pas do të firmosë kontratën e re.

Por ajo që bie më shumë në sy është që gazeta më e madhe, "La Gazzeta dello Sport" e ka vendosur atë në formacioninbazë të ekipit për sezonin e ri. Mesa duket ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm nëformacionin e Sarrit, i cili e ka pikë referimi në mbrojtje. /Albeu/.