Renditja e UEFA-s, Skënderbeu skuadra më e mirë shqiptare

  • 01 August 2015 - 15:48
Renditja e UEFA-s, Skënderbeu skuadra më e mirë shqiptare

UEFA ka publikuar renditjen më të fundit për klube në Europë. Asnjë risi në 10 të parat me Realin e Madridit në krye, i ndjekur nga Bajerni i Mynihut dhe Barcelona.

Nga skuadrat italiane prinë Juventusi, ndjekur nga Napoli, Milani dhe Interi. Sa u përket ekipeve shqiptare, Skënderbeu është i pari që në renditjen e përgjithshme mbanë vendin e 224 nga 456 në total.

Pas korçareve vjen Kukës, i cili renditet në vendin e 341-të, pastaj Flamurtari që ndodhet në vendin e 366-të.

renditja