Godet Roma, e dobëson Cityn

  • 01 August 2015 - 17:26
Godet Roma, e dobëson Cityn

Edin Dzeko është afër të bëhet sulmuesi i dytë që lë Manchester Cityn, për të kaluar në futbollin italian.

Raportohet se Roma ka arritur të bind skuadrën angleze, për blerjen e plotë të reprezentuesit boshnjak, me të cilin skuadra romake, ka disa javë që ka arritur marrëveshje personale.

Plotë 22 milionë euro, do të paguaj Roma për Dzekon, që të hënën pritet t’i ketë testet mjekësore.

Dzeko, do të bëhet sulmuesi i dytë që lë Cityn, pas Stevan Jovetic, që iu bashkua Interit