City vëzhgon Avdijajn

  • 02 August 2015 - 09:40
City vëzhgon Avdijajn

I cilësuar si njëri nga mesfushorët më të talentuar te skuadra e Schalke-s, Dionis Avdiaj, i cili po kalon formë jashtëzakonisht të mirë në ekipin e tij të huazuara nga Schalke, Sturm Graz në kampionatin austriak, shumë shpejt mund ta shohim në fanellë të re. Paraqitjet shumë të mira të tij kanë bërë që njëri nga gjigantët e futbollit anglez, Manchester City, ta vëzhgojë atë. Sipas medieve angleze, menaxherët e klubit të City-t e kanë përcjellë lojën e Avdijajt në ndeshjen Sturm Graz-Rubin Kazan, që u zhvillua në kuadër të Ligës së Evropës. Avdiaj shkëlqeu në atë përballje, ku shënoi edhe një gol, por që për fat të keq u ndëshkua edhe me karton të kuq. Gjithsesi, kjo nuk ka ndikuar shumë të anglezët pasi ai ka lënë mbresa të mira tek ata, dhe shumë shpejt pritet të dalin me një konkludim për të.

(Kosova Sot)