Manaj shënon golin e parë me Interin

  • 02 August 2015 - 13:19
Manaj shënon golin e parë me Interin
Rey Manaj ka nisur aventurën tek Interi dhe këtë sezon do të stërvitet shpesh me ekipin e parë, por edhe me të rinjtë, ku do të ketë mundësi të luajë rregullisht.

Të shtunën sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar edhe golin e parë me fanellën zikaltër.Skuadra e të rinjve të Interit, drejtuar nga Stefano Veki, po merr pjesë në një turne miqësor në Austri, transmeton albeu.

Aty Primavera zikaltër ka fituar ndeshjet kundër Frajburgut dhe Klub Bryzhit, të mbyllura me rezultatin 2-0.

Manaj shënoi kundër Bryzhit, duke u paraqitur mjaft mirë e duke ndihmuar Interintë kalojë në gjysmëfinalen e turneut, ku përballë është Evertoni.