Hakkinen: Vettel mund të fitojë titullin

  • 02 August 2015 - 15:28
Hakkinen: Vettel mund të fitojë titullin

Dy herë kampioni i botës në Formula 1 me McLaren, Mika Hakkinen, beson se Sebastian Vettel mund ta fitojë titullin në këtë botëror, pavarësisht së renditja e përgjithshme kryesohet bindshëm nga Lewis Hamilton. Për 46-vjecarin gara është ende e hapur, pasi është zhvilluar vetëm gjysma e sezonit.

“Vettel mbetet një rrezik për kryesuesit, sepse jemi vetëm në gjysmën e sezonit dhe në lojë janë edhe shumë pikë. Vettel po punon shumë mirë në këto momente. Performancat e tij janë kanë qenë shumë të mira dhe kjo u pa qartë edhe në cmimin e madh të Hungarisë. “

Më pas, finlandezi komentoi edhe situatën te Red Bull, ku Daniel Riciardo nuk po tregon potencialin e tij të vërtetë.

“Ricardo është një pilot i zoti dhe i respektuar, por në këto momente duhet qartë se po ndien shumë presion. Kuptohet edhe nga ajo që po bën shoku i tij i skuadrës, Kvyat”.

Përsa i përket skuadrës Mercedes, ndryshe nga sezoni i kaluar, Nico Rosberg rivalizoi deri në garën e fundit me Hamilton për titullin botëror, por këtë vit piloti gjerman është disi i distancuar nga shoku i tij i skuadrës. Sipas tij, diferenca është bërë në garat kualifikuese, me Hamilton që ka arritur të fitojë 9 pole position.