Befason Liverpooli, pranë transferimit të Cheryshev

  • 02 August 2015 - 15:46
Befason Liverpooli, pranë transferimit të Cheryshev

Mediat angleze raportojnë se Liverpooli është pranë transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Denis Cheryshev.

Daily Telegraph shkruan se Liverpooli është duke kërkuar një sulmues të skuadrës së Real Madridit.

Dhe, sulmuesi në fjalë është Denis Cheryshev i cili mund të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.

Liverpooli është duke përgatitur një ofertë prej 14.9 milionë euro për të siguruar shërbimet e këtij sulmuesi.