Probleme me gju, tërhiqet Rafael Nadal

  • 28 December 2017 - 13:02
Probleme me gju, tërhiqet Rafael Nadal

Pasi hoqi dorë nga turneu i Abu Dhabi, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka deklaruar se nuk do të marr pjesë as në turneun e Brisbane, që nis më 8 janar, një javë para grand slemit të Australian Open.

Numri 1 në botë ka ende probleme me gjurin e djathtë, i cili e shqetëson prej dy muajsh dhe duket se ende nuk është rikuperuar 100%.

Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, tenisti spanjoll shpjegon vendimin e tij: “Dëshira ishte e madhe për të luajtur, por nuk jam ende gati pas një sezoni të gjatë siç ishte ky i këtij viti. Kjo bëri që përgatitja për 2018-ën të mos jetë ende e plotë. Do të takohem me fansat e mi australianë më 4 janar, kur të shkoj në Melburn për të përgatitur grand slemin e Australian Open”, ka qenë deklarata e Nadal.

(Kosova Sot)