Zyrtare: Swansea City emëron trajner të ri

  • 28 December 2017 - 13:52
Zyrtare: Swansea City emëron trajner të ri

Swansea City e ka emëruar Carlos Carvalhal trajner të ri të skuadrës.

Mesfushori Leon Britton u emërua trajner i përkohshëm i Swansea që prej shkarkimit të Paul Clement më 20 dhjetor. 

Carvalhal, 52-vjeçar, u shkarkua në Natën e Krishtlindjes nga skuadra e Championship, Sheffield Wednesday, dhe tani pak ditë më vonë u emëruar trajner i skuadrës nga Premierliga, Swansea.

Portugezi i bashkohet Swansea fillimisht deri në fund të sezonit me opsion për ta zgjatur kontratën. 

(Kosova Sot)