“Kane po aq i mirë sa Messi dhe Ronaldo”

  • 28 December 2017 - 15:56
“Kane po aq i mirë sa Messi dhe Ronaldo”

Hugo Lloris beson se Harry Kane tashmë është lojtar po aq i mirë sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi anglez vendosi rekord të ri në Premierligë për më së shumti gola të shënuara brenda një viti kalendarik, 39, pas het-trikut të shënuar kundër Southamptonit në mesjavë.

Ndërkohë, edhe pse Messi dhe Ronaldo janë duke e dominuar botën e futbollit në dekadën e fundit, pasi i kanë fituar nga pesë Topa të Artë secili, dhe vetë Kane mendon se i duhet rrugë e gjatë për t’u zhvilluar në një lojtar të kalibrit të tyre, portieri i Tottenham, Hugo Lloris, mendon se anglezi e ka arritur atë nivel.

Ai beson se Kane është në një nivel me Messin dhe Ronaldon pas dy sezoneve si golashënuesi më i mirë në Premierligë.

“Është vështirë t’i arrish lojtarët si Messi dhe Ronaldo, por Kane tani është në nivel me ta dhe ende i ri në moshë”, ka thënë Lloris.

(Kosova Sot)