Përfundon ndeshja: Arsenal – Chelsea 1:0 (Video)

  • 02 August 2015 - 16:38
Përfundon ndeshja: Arsenal – Chelsea 1:0 (Video)

Arsenali e ka nisur me trofe sezonin e ri, pasi që në stadiumin legjendar Wembley, ka mundur 1:0 kampionët e Chelsea, në finalen e Superkupës së Anglisë, që njihet si FA Community Shield.

Skuadra e Wenger edhe pse më shumë mungesa, pati një paraqitje të mirë, përballë kampionëve në fuqi të Premierligës.

Golin e fitores e shënoi Alex Oxlade-Chamberlain, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 24’.

Për Arsenalin debutoi Petr Cech, ndërsa për Chelsea, Radamel Falcao