Portieri i Chelseat ia bën më dije Real Madridit se e dëshiron transferimin

  • 28 December 2017 - 16:43
Portieri i Chelseat ia bën më dije Real Madridit se e dëshiron transferimin

Përfaqësuesit e Thibaut Courtoisit e kanë njoftuar Real Madridin se portieri është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës madrilene, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Portierit belg i skadon kontrata aktuale me Chelsean pas 18 muajve, me Real Madridin që në të kaluarën ka shfaqur interesim për të.

Nëse Courtois largohet, atëherë në krye të listës së Antonio Contes për t’u transferuar në Chelsea janë Sergio Rico i Sevillas dhe Jan Oblak i Atletico Madridit.

(Kosova Sot)