Zyrtare: Pensionohet Cannavaro

  • 28 December 2017 - 16:45
Zyrtare: Pensionohet Cannavaro

Paolo Cannavaro ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli dhe do ta ndihmojë vëllain e vet, Fabion, në skuadrën kineze, Guangzhou Evergrande.

“Do të jetë një vit i ri dhe një jetë e re”, ka thënë Cannavaro.

Cannavaro do t’i thotë lamtumirë jo vetëm Sassuolos por edhe futbollit profesional në përgjithësi këtë të shtune gjatë ndeshjes mes Sassuolos dhe Romës, dhe më pas 36-vjeçari do t’i bashkohet vëllait të vet në Kinë.

“Kam dashur të lë gjurmë në fushë dhe jashtë saj. Ambiciet i kam pasur shumë të forta, dhe për këtë, dua ta falënderoj presidentin Squinzi dhe Carnevalin. Ata po më japin një mundësi që nuk është e lehtë ta fitosh midis sezonit. Do ta ndihmoj Fabion si bashkëpunëtor teknik. Mund t’i stërvit ata që luajnë më pak gjatë sezonit”, ka shpjeguar Cannavaro.

(Kosova Sot)