Montella arrin marrëveshje me Sevillan

  • 28 December 2017 - 18:25
Montella arrin marrëveshje me Sevillan

Ish-trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka arritur marrëveshje me skuadrën spanjolle Sevilla me kohëzgjatje një vit e gjysme.

Sipas uebsajtit të Gianluca Di Marzio, e tëra që i mbetet Sevillas është ta bëjë zyrtar emërimin e Montellas.

Kjo pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme, me trajnerin Montella që përgatitet të ribashkohet me ish-dyshen e Sampdorias, Luis Muriel dhe Joaquin Correa në jug të Spanjës.

(Kosova Sot)