Hazard: Messi, lojtari më i mirë në botë

  • 28 December 2017 - 19:44
Hazard: Messi, lojtari më i mirë në botë

Eden Hazard ka pohuar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, dhe jo Cristiano Ronaldo i Real Madridit.

Ylli i Chelseat do të dalë kundër asit argjentinas kur Blutë do të përballen me Barcelonën në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Kështu, Hazard ka zgjedhur yllin e Barcelonës, Messin, si lojtarin më të mirë në botë përpara rivalit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Sigurisht, kur luani futboll, ju doni të luani kundër më të mirëve. Ekipit më të mirë, lojtarëve më të mirë në botë”.

“Messi është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Hazard për Chelsea TV.

Ronaldo mundi Messin në garën për Topin e Artë dhe lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA pas një sezoni me plot trofe për Los Blancos, por, Messi ka vazhduar me formën e lartë pasi është golashënuesi më i mirë në La Liga, me 15 gola dhe gjashtë asistime këtë sezon.

Megjithëse nuk e ka etiketuar portugezin si lojtarin më të mirë në botë, Hazard mund të jetë i vendosur të bashkohet me Ronaldon në Spanjë verën e ardhshme.

Zinedine Zidane po kërkon të kthej gjërat një vend pas një fillimi të ngadaltë të sezonit dhe belgu është shfaqur si një objektiv i lartë për Mbretërit. 

(Kosova Sot)