Zyrtare: Montella, trajner i Sevillas (Foto)

  • 28 December 2017 - 19:49
 Zyrtare: Montella, trajner i Sevillas (Foto)

Vincenzo Montella është trajneri i ri i skuadrës spanjolle, Sevilla.

Trajneri italian dhe skuadra spanjolle kanë arritur marrëveshjen përfundimtare.

Montella ka pranuar marrëveshjen e cila e është e vlefshme për një vit e gjysmë.

Zyrtarizimin e marrëveshjes e ka bërë vet klubi spanjoll me anë të faqeve zyrtare të klubit.

“Sevilla ka arritur një marrëveshje fillestare me Vincenzo Montellën që menaxheri italian të bëhet trajner i ri i ekipit të parë”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme deri në qershor të vitit 2019”, mbyllet komunikata e Sevillas.

Ndryshe, nënshkrimi i kontratës do të nënshkruhet nesër (e premte) në zyrat e klubit spanjoll.

(Kosova Sot)