Sanchez arrin marrëveshje me Manchester Cityn

  • 28 December 2017 - 21:28
Sanchez arrin marrëveshje me Manchester Cityn

Sipas asaj që raporton “TransferMarketWeb”, sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, është shumë afër transferimit te Manchester City.

“TransferMarketWeb” shkruan se sulmuesi kilian besohet të ketë arritur marrëveshje me me Cityn deri në vitin 2021, ndërsa do të fitojë 13.5 milionë euro në sezon te skuadra e Pep Guardiolas, që pritet t’i bashkohet në qershor të vitit 2018, kur edhe i skadon kontrata me “Topçinjtë”.

Sanchez do të largohet nga Arsenali pas tri sezoneve në “Emirates”, ku edhe u transferua nga Barcelona për 32 milionë funte në vitin 2014.

(Kosova Sot)