Riorganizohet Drenica, zgjidhet kryesia e re dhe bordi i klubit

  • 28 December 2017 - 22:20
Riorganizohet Drenica, zgjidhet kryesia e re dhe bordi i klubit

Klubi i Drenicës sot ka mbajtur kuvendin në të cilin zgjodhi organet e reja drejtuese, kryesinë dhe bordin.

Kryetar i klubit është zgjedhur Ilir Veliu dhe nënkryetarët Rexhep Birinxhiku, Azem Rukolli, Ismet Mustafa, Mihane Kodra-Bekteshi, Fidaim Imeri dhe Haki Hagjiu.

Ndërsa bordi drejtues përbëhet nga Hajrullah Lushtaku, Afrim Syla, Safet Sinani, Mentor Selimi, Mustafë Bajraktari, Naser Deliu, Adnan Bislimi, Enver Mula, Shaban Hamza, Berat Lushtaku, Nazmi Jonuzi, Haradin Deliu, Bedri Zejnullahu, Ibush Kabashi dhe Ragip Veseli.

Kryesia e kaluar kishte dhënë dorëheqje në fund të stinorit vjeshtor.

Ajo kryesi nuk arriti t’i përmbush pritshmeritë e klubit, duke mos arritur t’i paguaj edhe disa paga.

(Kosova Sot)