Liverpooli ofertë të re për Sissokon

  • 02 August 2015 - 17:19
Liverpooli ofertë të re për Sissokon

Liverpooli nuk e ka ndërmend të ndalet duke përforcuar skuadrën me lojtarë cilësorë për stinorin e ri.

Objektivi kryesor tani për repartin e mesfushës për Liverpoolin është bërë mesfushori francez, Moussa Sissoko.

Sipas mediave angleze, Liverpool ka dërguar ofertë zyrtare në drejtim të Newcastle për yllin francez.

Sissoko ka qenë lojtari kryesor i ‘laraskave’, viteve të fundit dhe tani dëshiron kalimin në një skuadër më të madhe.

Oferta që ‘The Reds’, kanë bërë për t’i fituar shërbimet e tij është 17 milionë funte, mirëpo ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare.