Boateng transferohet në Portugali?

  • 02 August 2015 - 17:23
Boateng transferohet në Portugali?

Kevin Prince Boateng së shpejti pritet të largohet nga Bundesliga gjermane për t’u transferuar në kampionatin portugez.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat gjermane, ylli ganez është në bisedime të avancuara me skuadrën e madhe portugeze, Sporting Lisbonë.

Boateng kishte thyer disiplinën e klubit disa ndeshje para fundit me ç’rast u suspendua nga Schalke për disa ndeshje duke mos luajtur.

28-vjeçari ka kontratë me skuadrën gjermane deri në qershor të vitit 2016, por pritet largimi i tij në këtë afat kalimtar veror.

Gjashtë milionë euro është shuma që Schalke kërkon për Boatengun, i cili ka oferta edhe nga kampionati turk dhe ai amerikan MLS.